Protestat për Zvërnecin, Rama: U harrua sepse faktet ishin ndryshe nga perceptimi i krijuar
Kryeministri Edi Rama ishte këtë të shtunë në Jalë, në një bashkëbisedim me të rinjtë. Në fjalën e tij, ai u ndal tek protestat për çështjen e Zvërnecit, duke deklaruar se tema fillestare e tubimeve është lënë pas, pasi sipas tij qytetarët kuptuan se realiteti ishte ndryshe nga perceptimi i krijuar. Kryeministri hodhi sërish poshtë akuzat se qeveria ka shitur pronën publike, duke theksuar se nuk ka pasur një marrëveshje përfundimtare për këtë çështje. Rama: Siç mund ta keni vënë re, protesta nisi me Zvërnecin dhe sot Zvërneci është harruar. Sepse, besoj unë, shumë shpejt u kuptua që realiteti i fakteve ishte i ndryshëm nga ai që njerëzit kishin perceptuar përmes kanaleve të dezinformimit. Realiteti i fakteve nuk është që qeveria shiti atdheun, shiti Sazanin...
Burimi:
vizionplus.tv