“Protestat, një risi që s’ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri”, Ngjela: Rama e ka favor historik! Ja si duhet të veprojë kryeministri
Avokati Spartak Ngjela i ka cilësuar protestat që po zhvillohen në Tiranë kundër investimit në Zvërnec, si diçka që nuk ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri dhe sipas tij do sjellin ndryshime. Komentet Ngjela i bëri në një lidhje për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, ku teksa i krahasoi këto protesta me ato të viteve 1990, tha se këto tubime nuk janë të ndikuara nga elementë të jashtëm. “Nuk ka ndodhur në Shqipëri kjo ndonjëherë. Shumica prej tyre janë studentë të viteve të larta. Tani vijmë të bëjmë një paralelizëm. A mos do sjellë edhe kjo atë që solli 1991-1992? Do sjellë risi, ke për të parë. Pse? Sepse nuk është çështja aq e thjeshtë për studentët. Ajo që thotë Rama...
Burimi:
javanews.al