Protestat kundër Zvërnecit, Agron Shehaj: Qytetarët kanë dalë me flamurin kuqezi për Shqipërinë

Protestat kundër Zvërnecit, Agron Shehaj: Qytetarët kanë dalë me flamurin kuqezi për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj, i pranishëm në ditën e tetë të protestës së qytetarëve, ka komentuar praninë në masë të flamurit kombëtar shqiptar në duart e protestuesve. Shehaj thekson se ky është një tregues i arsyes pse mijëra shqiptarë kanë mbushur sheshet e Shqipërisë. “Edi Rama ka tradhtuar shqiptarët, ndaj qytetarët kanë dalë me flamurin kuqezi për të mbrojtur interesat e Shqipërisë. Shqiptarët janë vjedhur në këto 35 vjet, vazhdojnë edhe sot të tradhëtohen dhe tradhëtia e fundit e Edi Ramës sipas këtyre qytetarëve që janë këtu është pikërisht marrëveshja që ai po bën për të shpëtuar veten, për t’i shpëtuar drejtësisë”, shprehet Shehaj. Në një video në rrjetet sociale Shehaj nënvizon se qytetarët shqiptarë ndidhen të tradhëtuar nga Edi Rama. “Pasi kanë...