Protestat kundër Ramës/ Vangjeli: Zvërneci, vetëm shkëndija që shpërtheu…

Protestat kundër Ramës/ Vangjeli: Zvërneci, vetëm shkëndija që shpërtheu…

Me mijëra qytetarë shqiptarë mbushën edhe sot sheshin para kryeministrisë e marshuan nëpër rrugët e Tiranës dhe qyteteve të tjera të vendit me kërkesën për largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e Kryeministrit Rama. I ftuar në studion e Çim Peka Live, Lorenc Vangjeli tha se protesta është derivat i zemërimit që qytetarët kanë grumbulluar prej vitesh ndaj klasës politike që kontrollon pushtetin dhe vendimmarrjen. Ruaju zemërimit të të urtit, do t'i shkonte kësaj radhe shprehja. Janë rrjedhojë dhe derivat i një frustrimi të mbledhur pikë mbas pike, ditë mbas dite, e stinë mbas stine dhe vit mbas viti madje, për një klasë politike e cila ka uzurpuar qeverisjen e vendit, pa emra këtu. Për një grusht gjithmonë e më të rrudhur njerëzish që ndikojnë mbi...