Protestat e opozitës, analisti: Nuk sjellin rezultat politik, mungon reflektimi dhe alternativa

Protestat e opozitës, analisti: Nuk sjellin rezultat politik, mungon reflektimi dhe alternativa

Analisti Evarist Beqiri ka komentuar në emisionin “News24-Fundjave” zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te protestat e opozitës dhe mënyra e funksionimit të saj. Sipas Beqirit, protestat e zhvilluara së fundmi ndjekin të njëjtin model dhe nuk kanë prodhuar rezultat konkret politik. Ai u shpreh se përsëritja e të njëjtave veprime nuk sjell ndryshim dhe theksoi se institucionet nuk duhet të sulmohen, pavarësisht pakënaqësive që mund të ekzistojnë. “Opozita ka një rol tjetër në demokraci. Opozita ka rolin të frymëzojë qytetarët, të krijojë shpresë, të krijojë alternativë, të krijojë besim për ne, për një të nesërme më të mirë. Nuk ka rolin që të dalë e t’i vërë flakën, të hedhë molotov apo çfarëdo lloj mjeti, pavarësisht pakënaqësive që mund të kemi...