Protestat/ Avokati: Kërkesat e lexuara nga Goxhaj ishin nxjerrë nga Flamur Noka para një jave

Protestat/ Avokati: Kërkesat e lexuara nga Goxhaj ishin nxjerrë nga Flamur Noka para një jave

Lidhur me kërkesat e paraqitura në protestë nga Dritan Goxhaj, avokati Edmond Petraj tha se ato janë të njëjtat me ‘kërkesat e nxjerra nga Flamur Noka me vendimin e Kryesisë së PD-së, që i ka bërë kërkesa në Parlament’.“Protesta edhe sikur të mbyllet sot, për mua nxori disa gjëra në pah, e para njëherë që theu frikën. Theu frikën dhe qytetarët dolën në rrugë. Unë kam insistuar pse nuk del një grup përfaqësues, që ta marrë përsipër protestën dhe ta menaxhojë si duhet. Qytetarët dolën në rrugë sepse u kishte vajtur në majë të hundës. Tani ku u gabua te protesta. Gabimi i protestës ishte që nuk nxori liderin dhe ekipin.U gabua me pjesën e një leximi të disa kërkesave që çuditërisht 1 javë përpara...