PROTESTA/ ZOGJTE ELEGANTE U BENE KAUZA E KAZANIT

PROTESTA/ ZOGJTE ELEGANTE U BENE KAUZA E KAZANIT

Kryeministri Edi Rama ka komentuar debatet dhe reagimet që kanë shoqëruar projektin e investimit në Zvërnec, gjatë mbledhjes së zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Në fjalën e tij, Rama tha se për rreth 20 ditë Shqipëria është vendosur në qendër të një vëmendjeje të pazakontë në rrjetet sociale dhe në media, duke e cilësuar situatën si një “ciklon digjital” me përmasa që tejkalojnë vetë vendin. Sipas kryeministrit, diskutimi për Zvërnecin ka përfshirë një gamë të gjerë aktorësh, nga përdorues të rrjeteve sociale dhe media ndërkombëtare, deri te parti politike në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe aktorë të biznesit të turizmit në rajon. “Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni digjital. Një vorbull më e madhe...