Protesta/ Rama: Delirantët mendojnë se dështimi i tyre në skenën publike është për fajin tim
Duke marrë shkas nga protestat që po zhvillohen prej ditësh në Tiranë, kryeministri Edi Rama tha se nuk është patriotizëm të largosh investimet e huaja nga vendi. Komentet Rama i bëri gjatë një takimi me pensionistët, ku tha se investimi prej 4 miliardë eurosh në Zvërnec, ndihmon në rritjen ekonomike të vendit. Duke i quajtur organizatorët e protestave ‘sharlatanë, delirantë e dështakë’, kryeministri Rama tha se ata janë të dëshpëruar për mos-suksesin e tyre dhe nxjerrin teori kundër resorteve luksoze. “Kemi vendosur për të rritur kapacitetet tona për të konkurruar me të tjerët. Nëse të gjitha vendet, autokraci, diktatura, vende demokratike, synojnë rritjen e investimeve të huaja, Shqipëria s’mund t’i konsiderojë investimet e huaja si kërcënim për sovranitetin. Patriotizëm nuk është të refuzosh investimet e...
Burimi:
ntv.al