‘Protesta po tejkalon parashikimet’/ Vangjeli: Po tregojnë se Rama nuk është i pamposhtur…
Analisti Lorenc Vangjeli, në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, komentoi protestat qytetare që kanë përfshirë vendin gjatë 16 ditëve të fundit, duke i cilësuar si një zhvillim me ndikim të dyfishtë në skenën politike shqiptare. Sipas tij, protestat kanë rrëzuar perceptimin se kryeministri Edi Rama është i pamposhtur politikisht, duke treguar se ai nuk është aq i fortë sa mendohej më parë. Ai shtoi se dinamika e protestave shpesh tejkalon parashikimet politike, duke mbetur një faktor i hapur për zhvillimet e ardhshme në vend. Vangjeli: Ky zinxhir i pafundëm i ditëve që duket se nuk mbarojnë. Pati, është një leksion i dyfishtë. E para, përkundër asaj që besonim, shpesh me dëshpërim, shpesh nga sinqeriteti, shpesh nga arsye të tjera, të gjithë kritikët e...
Burimi:
syri.net