Protesta për Zvërnecin/ Policia largon makinat nga rruga, lejon qytetarët të protestojnë para kryeministrisë
Ka zgjatur vetëm pak minuta tensioni mes policisë dhe protestuesve në afërsi të “Urës së Lanës”. Uniformat blu kanë larguar nga rruga makinat dhe gardhin policor, duke lejuar qytetarët që të afrohen pranë Kryeministrisë dhe të vijojnë protestën për Zvërnecin, e cila është në ditën e katërt. Kujtojmë se tensioni erdhi për shkak të masave të marra nga policia në Bulevard, për shkak të ndeshjes miqësore që kuqezinjtë do të luajnë përballë Izraelit.
Burimi:
vizionplus.tv