Protesta para Kryeministrisë, Rama u përgjigjet kritikëve: Nga kush po i mbroni flamingot? Dëgjoni faktet, jo iluzionet

Protesta para Kryeministrisë, Rama u përgjigjet kritikëve: Nga kush po i mbroni flamingot? Dëgjoni faktet, jo iluzionet

Kryeministri Edi Rama: Dua ta nis këtë bllok shënimesh me një histori të shkruar nga një prej ustallarëve më të mëdhenj të letërsisë botërore, Stendal, (Stendhal), i cili i dha një personazhi të jashtëzakonshëm, Fabrice del Dongos, një nga zhgënjimet më mbresëlënëse dhe më tragjike të historisë së letërsisë. Fabrice del Dongo ishte një i ri i dehur nga legjenda e Napoleonit, që u nis drejt Waterloo-së me zemrën në zjarr. Në imagjinatën e tij, beteja ishte skena ku historia shkruan për heronjtë, ku nderi fitohet me guxim dhe ku njeriu ngrihet mbi vetveten dhe ai ëndërron lavdinë, ëndërron madhështinë, ëndërron pjesëmarrjen në një epope të paharrueshme dhe natyrisht ëndërron edhe shkëlqimin e tij. Beson se do të prekë me dorë atë që deri atëherë...