Protesta para Kryeministrisë/ Këlliçi: Rama, i rrënuar përballë atyre që kërkojnë largimin e tij

Protesta para Kryeministrisë/ Këlliçi: Rama, i rrënuar përballë atyre që kërkojnë largimin e tij

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me protestën e zhvilluar para Kryeministrisë. Këlliçi shkruan se kryeministri Edi Rama sot është i rrënuar politikisht përballë njerëzve që kërkojnë largimin e tij. Ai shprehet se tashmë nuk e ndihmojnë dot as sulmet, as propaganda dhe mediat, që sipas tij Rama i kontrollon. Ndër të tjera thotë se i kanë rënë të gjitha “kartat me të cilat ka mbajtur pushtetin 13 vite”. Postimi i plotë: Edi Rama është sot një Kryeministër i ezauruar totalisht nga ana morale, nuk ka më asnjë argument dhe është i rrënuar politikisht përballë njerëzve që kërkojnë largimin e tij. Asnjë strategji nuk i bën më punë. Nuk e ndihmojnë dot marifetet me sulme e damkosje e...