‘Protesta më e madhe deri më tani’, “Der Spiegel” pasqyron revoltën qytetare kundër Ramës: Demonstratat po përhapen!

‘Protesta më e madhe deri më tani’, “Der Spiegel” pasqyron revoltën qytetare kundër Ramës: Demonstratat po përhapen!

Media prestigjioze gjermane i ka dedikuar një artikull protestës së djeshme që shkundi bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas rrugët kryesore të Tiranës, teksa protestuesit kërkonin me ngulm dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Artikulli i plotë: Ajo që filloi si një protestë kundër flamingove, tani është bërë një çështje më e gjerë në të gjithë Shqipërinë : Në Tiranë, kryeqytetin e vendit ballkanik, dhjetëra mijëra njerëz protestuan dje. Sipas agjencisë së lajmeve AFP, kjo ishte demonstrata më e madhe që nga fillimi i protestave në maj. Protestat filluan si një lëvizje mjedisore kundër ndërtimit të një resorti turistik në rezervatin natyror të Zvërnecit në bregdetin jugperëndimor të Shqipërisë, një vend i rëndësishëm shumimi për flamingot. Dhëndri i Presidentit të SHBA- së Donald Trump ,...