Protesta hyn në ditën e 14-të, Berisha: Çdo shqiptar duhet ta përkrahë këtë lëvizje të fuqishme

Protesta hyn në ditën e 14-të, Berisha: Çdo shqiptar duhet ta përkrahë këtë lëvizje të fuqishme

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një komunikim online me qytetarët ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për protestën rinore që prej 13 ditësh po zhvillohet në Tiranë dhe në zona të tjera të vendit, duke e cilësuar atë si “lëvizjen më të jashtëzakonshme dhe më të fuqishme” që është përballur me qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Berisha tha se protesta, e cila sipas tij nisi si reagim ndaj ngjarjeve në Zvërnec dhe mungesës së transparencës nga institucionet, është shndërruar në një lëvizje të gjerë qytetare kundër asaj që ai e cilësoi si “regjim autoritar” dhe “narkoshtet”. “Kjo lëvizje në thelb, në esencë, e cila filloi për shkaqe dhe ndjeshmëri qoftë të drejtash njeriu, zvarritja e banorit në Zvërnec në mënyrë shtazore, mungesa...