Protesta e studentëve në Shkup, politologu Nexhmedin Spahiu: Fajtorë për këtë situatë janë vetë shqiptarët!
Politologu Nexhmedin Spahiu ka komentuar protestën e studentëve shqiptarë në Shkup, të cilët kërkojnë që provimi i Jurisprudencës të zhvillohet në gjuhën shqipe. Sipas tij, përgjegjësia për situatën aktuale bie mbi vetë partitë shqiptare, të cilat, sipas Spahiut, kanë bërë lëvizje të gabuara politike në zgjedhjet e fundit presidenciale dhe parlamentare në vend. Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Spahiu vuri në dukje se edhe pse kanë kaluar 25 vite nga Marrëveshja e Ohrit, shqiptarët vijojnë të protestojnë për çështjen e gjuhës, duke e konsideruar këtë si pasojë të vendimeve politike të vetë faktorëve shqiptarë. “Fajtor për këtë situatë, që 25 vite pas Marrëveshjes së Ohrit, të protestohet për gjuhën, javë vetë shqiptarët. Janë vetë shqiptarët, përkatësisht partitë politike,...
Burimi:
javanews.al