Protesta e qytetarëve, Rama: E drejtuar nga mendje të liga, po dëmton turizmin
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e qytetarëve të cilët kërkojnë largimin e tij. Një postim të gjatë në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se protesta është duke dëmtuar imazhin e Shqipërisë dhe dëmton sektorin e turizmit. Sipas kreut të qeverisë “kjo protestë që arrin e degradon në një turmë të drejtuar nga mendje të liga dhe duar të këqia drejt rrugës së aeroportit, duke bllokuar natën në rrugë mijëra njerëz në lëvizjen e tyre të lirë, ka brenda saj pikërisht atë të keqen e madhe të ekstremizmit që frymëzon bullizimin online dhe prishjen me pahir të ritmit të jetës së shumicës”. Postim i Ramës Protestuesit janë të lirë të protestojnë paqësisht për çfarë të duan, si të duan e deri...
Burimi:
opinion.al