Protesta e qytetarëve, Rama: Do të reflektojmë për ata që kanë halle, nuk merremi me dështakët e zemëruar të Shqipërisë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestën, e cila vijon prej 31 ditësh. Ai e cilëson protestën një të drejtë demokratike, por njëkohësisht duke akuzuar se ajo po ndikohet dhe manipulohet nga aktorë politikë. Në një deklaratë në rrjetet sociale, ai bëri dallim mes shqetësimeve reale të qytetarëve dhe atyre që i quajti “mbetje të rrezikshme socio-politike”. Rama theksoi se kërkesat e protestuesve duhet të dëgjohen dhe të shndërrohen në reflektim për qeverisjen dhe objektivat e vendit drejt integrimit europian. Edi Rama: QYTETARËT kanë të drejtë të protestojnë pavarësisht se kush i drejton, manipulon, përdor dhe abuzon me hallet e tyre. Korja e mbetjeve të rrezikshme socio-politike të bulevardit dhe uji i rrjedhshëm i protestës së qytetarëve që kërkojnë të dëgjohen, janë...
Burimi:
vizionplus.tv