Protesta e PD/ Sara Mila ‘sulmon’ Berishën: Kërkon të djegë Shqipërinë! Përdor të miturit për qëllimet e veta dhe ‘nxin’ vendin në sytë e botës

Protesta e PD/ Sara Mila ‘sulmon’ Berishën: Kërkon të djegë Shqipërinë! Përdor të miturit për qëllimet e veta dhe ‘nxin’ vendin në sytë e botës

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka hedhur akuza ndaj kryedemokratit Sali Berisha, të cilin e akuzoi se përmes protestave të dhunshme po djeg Shqipërinë. Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, Mila tha se nuk ndodh askund në botë, që një parti politike, nën siglën e saj, të organizojë protesta të dhunshme, duke djegur institucionet dhe duke sulmuar efektivët. Mila deklaroi gjithashtu se sulmet me molotovë të militantëve të Berishës në protesta, lënë një shije të keqe te të huajtë që kërkojnë të vizitojnë vendin tonë për pushime verore. “Ne jemi një parti e cila nuk fle. Më shumë fle opozita, e cila duhet të jetë më zgjuar se kurrë në këtë pikë. Ndërkohë që ne përkrah punëve të Parlamentit dhe të...