Protesta e opozitës, Skënder Hita mbërrin te kryeministria, jep udhëzimet për uniformat blu

Protesta e opozitës, Skënder Hita mbërrin te kryeministria, jep udhëzimet për uniformat blu

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka inspektuar masat e marra për mbarëvajtjen e tubimit të thirrur këtë të premte nga Partia Demokratike. Gjatë inspektimit, ai i ka kërkuar grupit të menaxhimit të shërbimeve policore të angazhuara me shërbim, të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë profesionalizëm në garantimin e rendit dhe sigurisë. Kujtojmë që pas pak minutash pritet të nisë protesta e 8-të kombëtare e PD.