Protesta e 38-të/ Mijëra qytetarë nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen
Protesta qytetare kundër kryeministrit Edi Rama vijon edhe këtë të martë përpara godinës së Kryeministrisë, ku mijëra qytetarë janë mbledhur në Sheshin ‘Skënderbej’ dhe vijuan marshimin për të kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë. Tubimi zhvillohet për të 38-ën herë radhazi dhe është shoqëruar me pankarta, thirrje dhe mesazhe kundër qeverisë. Gjatë protestës, qytetarët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për mënyrën e qeverisjes, duke ngritur shqetësime që lidhen me korrupsionin, koston e jetesës, shërbimet publike dhe përdorimin e fondeve të shtetit. Pjesëmarrësit kanë kërkuar ndryshim dhe më shumë përgjegjësi nga institucionet.
Burimi:
syri.net