Protesta e 15-të në kryeqytet, nis grumbullimi i qytetarëve

Protesta e 15-të në kryeqytet, nis grumbullimi i qytetarëve

Qytetarët janë mbledhur sërish këtë të diel, 14 qershor, në ditën e 15-të për të protestuar kundër investimit në Zvërnec dhe kundër qeverisë. Qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, e më pas do të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë. As këtë herë nuk kanë munguar pankartat dhe thirrjet e protestës për kundërshtimin e projektit të Zvërnecit. /vizionplus.tv