Protesta/ Balla: Dritan Goxhaj paguhet nga Irani, kemi prova! Prokuroria të hetojë

Protesta/ Balla: Dritan Goxhaj paguhet nga Irani, kemi prova! Prokuroria të hetojë

taulant balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se Dritan Goxhaj është një person i paguar nga Irani, duke pretenduar se ekzistojnë prova që mbështesin këtë akuzë. Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, Balla tha se sipas tij, Goxhaj sulmon Shtetet e Bashkuara të Amerikës në funksion të interesave të Teheranit. Lidhur me këtë çështje, Balla ka theksuar se duhet të administrohet urgjentisht nga autoritetet kompetente. “Këtu ka persona të paguar në shërbim, p.sh. Dritan Goxhaj është person që paguhet nga Irani. Kemi prova dhe sigurisht fakti publik më i pakundërshtueshëm se ky person sulmon SHBA-në për hesap të Iranit është një provë që duhet administruar urgjentisht. Të dalësh dhe të thuash në mes të studios televizive...