Prokurori i Përgjithshëm: Besimi në drejtësi në nivele alarmante, rikuperimi do kohë
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, deklaroi se sistemi i drejtësisë në Shqipëri po kalon një fazë të rëndësishme transformimi, ku dixhitalizimi ka ndryshuar mënyrën e komunikimit të institucioneve me publikun dhe mediat. Gjatë fjalës së tij në Konferencën Kombëtare të Ndërveprimit të Drejtësisë me Mediat, Çela tha se “dixhitalizimi shkundi drejtësinë e vjetër”, duke theksuar se organet e drejtësisë duhet t’u përshtaten ndryshimeve teknologjike dhe pritshmërive të reja të qytetarëve. Ai vlerësoi se sistemi i drejtësisë ndodhet ende në një fazë komplekse transformimi dhe se rikuperimi i besimit të publikut, i cili sipas tij ka arritur nivele rekord të ulëta në 10–15 vitet e fundit, është një proces që kërkon kohë. “Nuk është e lehtë për institucionet tradicionale t’u përshtaten në kohë transformimeve, aq më...
Burimi:
ntv.al