“Projekti 4 miliardë euro”, Rama: Sazani është tokë publike, Zvërneci private!

“Projekti 4 miliardë euro”, Rama: Sazani është tokë publike, Zvërneci private!

Në shpjegimin e tij para deputetëve socialistë dhe opinionit publik për situatën në Zvërnec, kryeministri Edi Rama tha se ka duruar çdo sulm për shkak të vizionit që ka për Shqipërinë. Ai tha se investimi në Zvërnec me vlerë prej 4 miliardë eurosh, është një prej investimeve që synon ta vendosë Shqipërinë në ligën e kampionëve të turizmit. “I kam duruar dhe i duroj pikërisht sepse këtë mision e mbaj ende përsipër edhe në emër të shumëkujt nga ju që më ka besuar votën dhe sot i është bashkuar zemëratës në rrjete sociale duke më treguar me gisht si prurësin e një fatkeqësie të madhe. Ç’më duhet karrigia, pushteti nëse duhet të heq dorë nga vizioni që kam ndarë me ju gjithë këto vite? Heq...