“Projektet e zhvillimit kalojnë përmes debatit”, Kumbaro në 35-vjetorin e PS: Iniciativat tona i bëjnë të rinjtë të kthehen në Shqipëri

“Projektet e zhvillimit kalojnë përmes debatit”, Kumbaro në 35-vjetorin e PS: Iniciativat tona i bëjnë të rinjtë të kthehen në Shqipëri

Drejtuesja politike e qarkut të Gjirokastrës, Mirela Kumbaro, në 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, vlerësoi kontributin e themeluesve dhe të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të kësaj force politike ndër vite, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave dhe parimeve mbi të cilat u ngrit Partia Socialiste. Ajo theksoi se ky përvjetor shërben jo vetëm për të nderuar të shkuarën, por edhe për të reflektuar mbi përgjegjësitë dhe sfidat që sjell e ardhmja. Kumbaro: Të gjithë jemi këtu për t’i bërë gjërat si duhet, edhe më mirë, në atë që vjen. Ka një moment kur na duhet një reflektim se asgjë nuk ra prej qiellit. Gjithçka ka nisur me disa gra dhe burra që këtu, në qarkun tonë, kanë hedhur rrënjët...