“Presim rritje ekonomike 4%”, Malaj: IPARD hapet brenda 2026, investimet i çojmë në 6% të PBB
Ministria e Financave vlerëson se fondet IPARD të Bashkimit Europian për bujqësinë do të zhbllokohen brenda këtij viti. Në një intervistë në emisionin “Terminal”, ministri Petrit Malaj sqaroi edhe hapat e mëtejshëm që pritet të hidhen pas dorëzimit të paketës së akreditimit sipas kushteve të përcaktuara nga Komisioni Europian. “Ne presim komentet e tyre në aspektin e sugjerimeve që ata mund të kenë. do të ketë edhe një grup besoj nga Komisioni Evropian që do të vijnë dhe do të bëjnë një vlerësim të gjitha strukturave të cilat menaxhojnë fondet”, tha ai. Ministri i Financave, Petrit Malaj tregoi edhe mbi planet për zgjerimin e investimeve publike të cilat pritet të arrijnë në nivelin e 6 për qind të Prodhimit të Brendshëm bruto deri në vitin...
Burimi:
javanews.al