Presidenti Begaj mes shqiptarëve të Bostonit në SHBA: Lidhja me Shqipërinë duhet forcuar

Presidenti Begaj mes shqiptarëve të Bostonit në SHBA: Lidhja me Shqipërinë duhet forcuar

Mes qindra shqiptarëve në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidenti Bajram Begaj dha mesazhin se diaspora nuk është larg Shqipërisë, por pjesë integrale e saj. Ky mesazh erdhi gjatë takimeve që ai zhvilloi me komunitetin shqiptar dhe autoritetet vendore në kuadër të vizitës së tij në këtë qytet. Begaj u takua me zëvendësguvernatoren e Massachusetts, Maura Healey, kryetarë bashkish dhe përfaqësues të institucioneve vendore në zonat ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët, duke vlerësuar marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Në këtë kuadër, kryetari i Bashkisë së Worcester-it, Joe Petty, i dorëzoi Presidentit Begaj Çelësin e Qytetit. Presidenti vizitoi gjithashtu Katedralen “Shën Gjergji” në Boston, Bibliotekën e Fan Nolit dhe Kishën Ortodokse Shqiptare “Shën Maria”. Në Qendrën Komunitare Shqiptare në Beverly,...