Prej vitesh e mbyllur, qeveria vendos rihapjen e Ambasadës shqiptare në Irlandë
Shqipëria do të ketë sërish përfaqësi diplomatike në Irlandë, pasi Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për rihapjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Dublin, e cila kishte qenë e mbyllur prej vitesh. Vendimi, i propozuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, synon rivendosjen e përfaqësisë diplomatike shqiptare në kryeqytetin irlandez, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën diplomatike, ekonomike dhe konsullore. Sipas vendimit të qeverisë, kostot për ngritjen dhe funksionimin e ambasadës do të mbulohen nga buxheti i vitit 2026, përmes programit “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit” dhe fondeve të planifikuara për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Vendimi:Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 25, të ligjit nr.24/2026, “Për shërbimin e jashtëm të...
Burimi:
javanews.al