Prej 55 ditësh qytetarët kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama nuk ndalet ndaj protestuesve: Mosmirënjohës!
Kryeministri Edi Rama ka bërë një dalje për mediat, pas mbledhjes së zgjeruar me grupin parlamentar të PS-së dhe kabinetin e tij qeveritar. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë deklaroi se protstuesit në Bulevard janë mosmirënjohës. “Sot dua të flas për çfarë pamë dhe çfarë dëgjuam gjatë muajit qershor, kur bulevardi u mbush nga njerëz, nga të gjitha grupet e jetës, kategoritë shoqërore dhe kur një shend i rrallë u bë simbol i vëmendjes më të madhe globale, brenda një muaji. Përveç videos që sapo patë, kam sjellë dhe dy dokumente, janë dy dokumente që mishërojnë reflektimin tim përpara pasqyrës së bulevardit të Flamingove. Janë të hapura për t’u lexuar. Ky i pari është një dokument strategjik për kthesën që duhet të garantojë mandati...
Burimi:
sot.com.al