Porto Romano dhe ambasadori amerikan, Kedhi: Shqipëria nuk mund të humbasë trenin e zhvillimeve strategjike
Kandidati për ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri zbardhi një axhendë të qartë që fokusohej në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe karteleve të drogës, duke treguar një qasje diplomatike në përputhje me interesat e qytetarëve dhe forcimin e shtetit ligjor. I ftuar në edicionin e mesditës në Syri TV, me moderatorin Edvin Parruca, Nikola Kedhi, këshilltar i grupit parlamentar të PD, deklaroi se situata e krijuar në Porto Romano dhe prioritetet e kandidatit të ri amerikan për ambasador në Shqipëri janë tregues të qartë të një axhende diplomatike që mbështet luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe karteleve të drogës. Ai shprehet se kjo vendos interesin e qytetarëve shqiptarë mbi çdo lloj interesi të ngushtë politik apo gjeopolitik. Kedhi theksoi se Shqipëria nuk...
Burimi:
syri.net