“Porti i Durrësit po gllabërohet nga korrupsioni”, Berisha:Në marrëveshjen e firmosur nga Trump parashikohej port i thellë rajonal
Kryedemokrati Sali Berisha theksoi gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë e “Brain Gain” dhe FRPD-së se Rruga e Kombit i dha një tjetër rëndësi Portit të Durrësit, i cili tanimë sipas tij po gllabërohet nga korrupsioni. Berisha u shpreh po ashtu se në marrëveshjen e Uashingtonit midis Prishtinës dhe Beogradit, e firmosur në prani të presidentit Donald Trump, parashikohej hekurudha Durrës, ose hekurudha Durrës-Prishtinë dhe parashikohej një port i thellë rajonal. “Por as Shufflay dhe asnjë historian nuk kishte parashikuar se porti i Durrësit një ditë mund të zhdukej. Dhe se portin e Durrësit po e gllabëron korrupsioni. Po e gllabëron korrupsioni. Thashë më sipër, Shqipëria me pozicionin më strategjik në rajon. Por duhet të jemi realistë. Rruga e Kombit i dha, ia përforcoi Shqipërisë...
Burimi:
javanews.al