Politikanët në kafaz? Avokati: Standard i gabuar, të izolohen vetëm ata që janë të rrezikshëm

Politikanët në kafaz? Avokati: Standard i gabuar, të izolohen vetëm ata që janë të rrezikshëm

Politika përballë drejtësisë dhe mënyra se si trajtohen politikanët në sallën e gjyqit, duke u mbajtur në kafaz xhami, ishin një tjetër pikë diskutimi në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. Avokati Ermal Yzeiraj, i cili është edhe përfaqësues i ish-ministrit Ilir Beqaj, foli për situatën e klientit të tij, të cilit së fundmi i është lejuar të qëndrojë i lirë brenda në sallën e gjyqit. Yzeiraj tha se ky standard duhet të jetë për çdo qytetar dhe vetëm në raste të veçanta i akuzuari duhet të izolohet në kafaz. Sipas tij, kafazi duhet të përdoret vetëm në rastet kur kemi të bëjmë me një të pandehur të rrezikshëm. Pjesë nga biseda: Borakaj: Politikanët në kafaz? Yzeiraj: Standardi i përgjithshëm...