Politika mblidhet në Kuvend, qytetarët protestojnë kundër Zvërnecit dhe trajtimit hormonal të fëmijëve

Politika mblidhet në Kuvend, qytetarët protestojnë kundër Zvërnecit dhe trajtimit hormonal të fëmijëve

Ka nisur seanca plenare e kësaj të hëne në Kuvendin e Shqipërisë. Kryeparlamentari Niko Peleshi nuk ishte prezent dhe prezantimin e rendit të ditës e bëri zëvendësja, Klodiana Spahiu. Gjithashtu u bë edhe votimi për prezencën, ku vetëm 75 deputetë ishin prezentë Në rendin e ditës parashikohet që të ketë vetëm çështjet e evidentuara nga zgjedhësit. Një seancë e cila vjen pas javës së gjelbër, ku deputetët janë shpërndarë në zonat e tyre elektorale dhe kanë dëgjuar problematikat e qytetarëve, të cilat do i sjellin në foltoren e Kuvendit. Në rendin e ditës së kësaj seance janë parashikuar edhe tre projekt-vendime, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me përbërjen e komisioneve parlamentare, një procedurë e cila vjen fill pas miratimit të Rregullores së re të...