Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Politika jonë është agresive”/ Fitorja e Kurtit, Mërtiri: Shqipëria larg standardeve zgjedhore të Kosovës, të mësojmë
Analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në një studio televizive deklaroi se Shqipëria mbetet shumë pas Kosovës sa i përket standardeve zgjedhore, duke theksuar funksionimin e institucioneve, besueshmërinë e procesit dhe pranimin e rezultateve. ” Ne jemi shumë larg Kosovës përsa i përket standartit të zgjedhjeve. Atje të paktën ka institucione që funksionojnë, ka nivel tjetër edhe gjykatat edhe institucionet e pavarura dhe sigurisht zgjedhjet janë në një tjetër nivel. Janë në tjetër nivel përsa i përket besueshmërisë dhe shpejtësisë së leximit të rezultatit dhe pranimit të rezultatit. Politikanët janë më të drejtë sesa tanët këtu. Këtu është një politikë agresive, vjedhjesh, sharjesh dhe sigurisht që jemi larg dhe kemi shumë për të mësuar nga atje, por fatkeqësisht po i mësojmë Kosovës sesi të bëj manipulime”,...