Politika e Pastër vs Pushteti i Hajdutërisë: Një zgjedhje morale!
Nga Bardh Spahija Të dashur bashkëqytetarë! Sot jemi përballë një prove të madhe jo vetëm politike, por mbi të gjitha morale. Politika, në thelbin e saj fisnik, është arti i të bërit mirë për të tjerët. Ajo është mjeti me të cilin krijohet mirëqenie për komunitetin, ndërtohen shkolla, jo vila për pushtetarët, shtrohen rrugë për njerëzit, jo rrugëdalje për paratë e pista. Por çfarë kemi sot? Një qeveri dhe "mazhorancë" të shkërmoqur nga skandalet e hajdutërisë pa limit në të gjitha zyrat e nivelet, të bërë një me krimin dhe kartelet e drogës. Rasti i fundit është ai i institucionit të Bashkisë Shkodër, të marrë peng nga një individ i akuzuar tashmë zyrtarisht për vjedhje. Të jesh nën akuzë (me fakte) për abuzim me fondet...
Burimi:
syri.net