“Policia e Shtetit është sulmuar nga një bandë kriminale”, Balla: Ata derdhin gjakun për shtetin shqiptar

“Policia e Shtetit është sulmuar nga një bandë kriminale”, Balla: Ata derdhin gjakun për shtetin shqiptar

Tensione dhe përplasje të ashpra u shënuan ditën e sotme jashtë ambienteve të kuvendit mes protestuesve dhe policisë. Si pasojë tre efektivë dhe katër protestues mbetën të lënduar. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pas përfundimit të seancës plenarë jashtë ambienteve të Kuvendit dënoi sulmet ndaj punonjësve të policisë. Balla: Policia e Shtetit është sulmuar në mënyrë të padrejtë nga një bandë kriminale. Siç ju bëni këtë detyrë kaq të bukur, ju të parët duhet të solidarizoheni me punonjësit e policisë së shtetit. Gjaku i një punonjësi të policisë është gjaku i shtetit. Ata e derdhin gjakun për shtetin shqiptar për Shqipërinë. Kjo bandë kriminale…është goditje dhe sulm për shkak të detyrës. Ne jemi të gatshëm, dhe pak ditë na ndajnë nga...