“Policia dhunoi protestuesit”, Berisha: Përgjakja e qytetarëvë tregoi fytyrën e qeverisjes së Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi forcat e policisë së përdorën dhunë ndaj protestuesve paqësorë. Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale Berisha bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama për sjelljen e forcave të policisë në protestë. “Me urdhër të Edi Ramës, sot narkopolicia përdori lëndë toksike, gaz lotsjellës të skaduar, përdori spray ariu, lëndë piroteknike, topat e ujit, zvarritjen, përgjakjen e protestuesve paqësorë me një egërsi të papërmbajtur”, tha Berisha. Sipas Berishës sjellja e forcave të policisë tregon fytyrën e vërtetë të qeverisjes socialiste. “Partia Demokratike deklaron se me këto akte, Edi Rama dhe organizata e tij kriminale, shpërfaqin para shqiptarëve moralin dhe fytyrën e tyre kriminale të vërtetë. Dëshmuan se janë të aftë dhe të gatshëm, të ndërmarrin çdo krim dhe çdo...
Burimi:
vizionplus.tv