‘Po thellohet kriza e skemës së pensioneve’/ Guxholli: Pensionistët e kualifikuar po vidhen me paturpësi

‘Po thellohet kriza e skemës së pensioneve’/ Guxholli: Pensionistët e kualifikuar po vidhen me paturpësi

Ekspertja e ekonomisë, Zana Guxholli, e ftuar në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV me moderatorin Flavio Qarri, ngriti shqetësimin për trajtimin e pensionistëve të kualifikuar në Shqipëri, duke e cilësuar si një “rreng tjetër” ndaj kësaj shtrese. Sipas Guxhollit, specialistë të kualifikuar si inxhinierë, kimistë, mësues apo ish-drejtues institucionesh, të cilët përfitojnë pensione më të larta për shkak të kontributeve të tyre, po penalizohen padrejtësisht nga skema aktuale. Ajo theksoi se një pjesë e tyre kanë paguar ndër vite kontribute shtesë për të përfituar të ashtuquajturin pension suplementar, por në momentin që vazhdojnë të punojnë edhe pas daljes në pension, kjo e drejtë u hiqet. Ekspertja nënvizoi se aktualisht ka qindra pensionistë të kualifikuar të përfshirë në procese gjyqësore për këtë çështje, ndërsa shtoi...