Po ra Belinda Balluku bie Edi Rama, Alfred Cako nxjerr të pathënat, pse kryeministri po “bunkerizon” Parlamentin për…
Konspiracionisti dhe teoricieni i njohur, Alfred Cako ka lëshuar akuza të forta lidhur me zhvillimet e fundit politike, duke zbërthyer atë që ai e cilëson si një “grup të strukturuar kriminal” brenda mazhorancës socialiste. Sipas Cakos, mbrojtja e palëkundur që kryeministri Edi Rama po i bën ish-ministres Belinda Balluku nuk është rastësi, por një lëvizje e diktuar nga frika e humbjes së pushtetit. Në një intervistë për gazetën “SOT”, Cako argumenton se bunkerizimi i Parlamentit për të mbrojtur Ballukun vjen si pasojë e një hierarkie të rreptë ku siguria e liderit varet nga heshtja e bashkëpunëtorëve. Sipas tij, Belinda Balluku nuk është në majë të kësaj piramide, por është një nivel kyç që, nëse bie, merr me vete të gjithë strukturën duke rrezikuar Edi Ramën....
Burimi:
sot.com.al