“Po ndërtojmë marrëdhënie të shkëlqyera”, Netanjahu: Shqipëria, e palëkundur në mbështetje të Izraelit!

“Po ndërtojmë marrëdhënie të shkëlqyera”, Netanjahu: Shqipëria, e palëkundur në mbështetje të Izraelit!

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netaynahu ka shprehur vlerësim për Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama. Gjatë një konference të përbashkët për media, Netanjahu deklaroi se bashkëpunimi mes dy shteteve do të vazhdojë, ku theksin e vendosi tek marrëveshjet ekonomike. Teksa solli në vëmendje mbështetjen e Shqipërisë për hebrenjtë, Netanjahu tha se këtë pjesë të historisë duhet ta njohë e gjithë bota. Fjala e plotë e Benjamin Netanjahut: Kryeministri Rama është një mik i madh i popullit hebre, një mik i madh i shtetit hebre, mund të them po kështu edhe një mik i madh i imi. Ai përfaqëson shpirtin e vërtetë të Shqipërisë. Ndoshta njerëzit nuk e dinë, dhe bota duhet ta dijë, që Shqipëria ishte i vetmi vend europian që gjatë holokaustit pati një popullsi...