“Po më akuzon për lajm të rremë”/ Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Unë s’po të sulmoj
Kryeministri Edi Rama foli sot në një intervistë për CNN International, ku u pyet për projektin në Zvërnec. Gjatë fjalës së tij Rama u përplas edhe me gazetaren e cila e pyeste vazhdimishtë për projektin, ndërsa kryeministri thekson se nuk ka asnjë projekt dhe këto janë lajme të rreme. Pjesë nga intervista: Edi Rama: Dëgjoni, faleminderit që e shfaqët atë video, sepse ajo është pikërisht portreti i dikujt që është i keqinformuar ose pjesë e atyre që keqinformojnë. Sepse, para së gjithash, nuk ka asnjë projekt. Ai po flet për një projekt që nuk e ka parë askund tjetër përveçse në imazhe të rreme të krijuara dhe të shpërndara në rrjetet sociale në Shqipëri, sepse ne jemi në një luftë hibride. Sa i përket projektit…...
Burimi:
top-channel.tv