“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…
Gjatë bashkëbisedimit të tij me banorët e Zvërnecit, Rama nuk i ka kursyer as ironitë me protestuesit. Ai u ndal te pesë kërkesat e tyre, duke u shprehur se nëse jep dorëheqjen, nuk do të mund të realizojë dot katër të tjerat. “Po kur thonë 5 kushte: ‘Jep dorëheqjen’. Po mirë po jap dorëheqjen, katër të tjerat si do i bëj? Është e sigurt që në të gjithë procesin, ne kemi qenë shumë strikt. Është thënë se investimi është 27 mln euro. I janë referuar një leje që është kthyer mbrapsht”, tha Rama.
Burimi:
opinion.al