“Po flisja me nënën në telefon”, çfarë deklaroi Beqiraj pas arrestimit në Francë

“Po flisja me nënën në telefon”, çfarë deklaroi Beqiraj pas arrestimit në Francë

Është zbardhur dëshmia e Ermal Beqirajt, të shumëkërkuarit për aferën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), pas arrestimit nga autoritetet franceze. Siç raportojnë mediat vendase, pas ndalimi nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës të Francës, teksa ishte duke fluturuar me një avion mbi centralin bërthamor të Penly, piloti shqiptar deklaroi se ulja e lartësisë kishte qenë e paqëllimshme, për shkak se në ato momente, ishte duke biseduar me nënën e tij në telefon. Por përgjigjet e tij u kruajuan dyshime te policia dhe për këtë arsye, pasi u komunikua me palën shqiptare u vendos arrestimi, për shkak se rezultoi se bëhej fjalë për të shumëkërkuarin Ermal Beqiri. Po ashtu, raportohet se pilotit shqiptar iu gjetën edhe tre Airtag. Sipas Policisë së Shtetit e...