‘Po favorizohen të fortët’/ Hoxha: Vjeshta do zbuloi krizën e Vlorës, propaganda nuk e fsheh dot realitetin
Anëtari i opozitës në Këshillin Bashkiak të Vlorës, Atird Hoxha, ngriti akuza të forta ndaj qeverisë gjatë intervistës në emisionin "Kafe Shqeto" në Syri TV, me moderatorin Flavio Qarri. Sipas tij, vizita e aktorit të njohur turk në Vlorë nuk kishte karakter promovues për turizmin, por lidhej me interesa ekonomike, pasi aktori është imazh i kompanisë që ka përfituar 88.5 hektarë tokë për ngritjen e një zone të lirë ekonomike. Gjatë bisedës, Hoxha denoncoi atë që e cilësoi si një model qeverisjeje që favorizon investitorët e mëdhenj në dëm të qytetarëve dhe biznesit vendas. Ai foli për projektet e fotovoltaikëve në Kaninë, përplasjet brenda mazhorancës në Këshillin Bashkiak të Vlorës dhe parashikoi se pas përfundimit të sezonit turistik do të dalin në pah problemet reale...
Burimi:
syri.net