Plantacion me kanabis në Velipojë, Lamallari: Lufta kundër narkotikëve, prioriteti ynë i pandryshueshëm
7446 bimë kanabisi janë asgjësuar në zonën e Velipojës. Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari në një reagim zyrtar, ka përgëzuar Policinë e Shtetit për goditjen e rasteve të prodhimit të lëndëve narkotike si dhe marrjen e masave administrative për ata efektivë që kanë shpërdoruar detyrën. Ndër të tjera, Lamallari shkruan se paligjshmëria dhe goditja e krimit apo e kultivimit të lëndëve narkotike, mbetet prioritet i Ministrisë së Brendshme. “Asnjë tolerancë ndaj paligjshmërisë dhe asnjë kompromis me papërgjegjshmërinë në përmbushjen e detyrës Përgëzime Policia e Shtetit për evidentimin e 7446 bimë të dyshuara Cannabis Sativa në territorin e Njësisë Administrative Velipojë, Shkodër. Vlerësoj reagimin e shpejtë me masa administrative dhe disiplinore ndaj punonjësve të policisë për të cilët ekzistojnë dyshime të bazuara për mosushtrim të plotë...
Burimi:
javanews.al