Pirdeni: Marrëveshje me KE në shtator për punësimin afatshkurtër të zyrtarëve shqiptarë në institucionet e BE-së
Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, ka bërë me dije se në muajin shtator qeveria shqiptare do të nënshkruajë një marrëveshje me Komisionin Europian, e cila synon t’u mundësojë zyrtarëve publikë shqiptarë punësim për periudha të shkurtra pranë institucioneve të Bashkimit Evropian. Sipas ministres, kjo nismë përbën një hap të rëndësishëm në zhvillimin e kapaciteteve të administratës publike dhe në përafrimin e Shqipërisë me administratën evropiane, përpara anëtarësimit në BE. “Do nënshkruajmë në shtator një marrëveshje me Komisionin Europian për të mundësuar që zyrtarët publikë shqiptarë të mund të punojnë për periudha të caktuara kohe pranë BE-së. Këto janë dy programe shumë të rëndësishme të zhvillimit të kapaciteteve që mundësojnë jo vetëm hapësira zhvillimi në karrierë për zyrtarët publikë shqiptarë, por...
Burimi:
javanews.al