Pezullimi i Ballukut/ Festë në burgun ku qëndron Veliaj, hidhen fishekzjarre
Pezullimi i Belinda Ballukut, nga posti i zv/kryeministres dhe ministres, është pritur me festë në paraburgimin e Durrësit, aty ku ndodhet prej gati një viti Erion Veliaj dhe disa ish-zyrtarë të tjerë. Siç mund të shihet dhe në videon e publikuar në media, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në oborrin e paraburgimit të Durrësit janë hedhur fishekzjarre. Gjykata Kushtetuese rrëzoi një ditë më parë ankimin e Ramës, për pezullimin e Ballukut, duke lënë lë fuqi vendimin e GJKKO-së. Tashmë Balluku gëzon vetëm mandatin e deputetes, por SPAK i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit dhe autorizimin për arrestimin e saj. Në vrazhdën e këtyre zhvillimeve mbetet për tu parë nëse Këshilli i Mandateve do ti heqë Ballukut imunitetin dhe do ti hapë rrugë SPAK-ut për...
Burimi:
ntv.al