Përplasja te Kuvendi, Braçe: Goditja ndaj deputetit e rëndë, por sulmi ndaj policisë është rënie e shtetit

Përplasja te Kuvendi, Braçe: Goditja ndaj deputetit e rëndë, por sulmi ndaj policisë është rënie e shtetit

Në një reagim në rrjetet sociale për protestën e sotme para Kuvendit, ku u regjistruan përplasje mes protestuesve dhe policisë, deputeti socialist Erion Braçe shprehet se kjo nuk është Shqipëria e re, por kaosi i ri. Sipas Braçes për tre orë rresht në çdo rrugë hyrëse dhe dalëse të Kuvendit ka pasur një sulm të gjatë të çdo deputeti të Kuvendit, jo thjesht të ligjvënësve socialistë. “Dhunë e drejtpërdrejtë dhe e filmuar qëllimisht: sharje, fyerje, ofendime në kor apo individuale, goditje me çdo send të mundshëm, jo thjesht për të lënduar fizikisht një deputet, çdo deputet, por për ta poshtëruar atë!”, shprehet ai. Deputeti i është drejtuar me një mesazh Policisë së Shtetit, pasi sipas tij për tre orë e pa dhe e lejoi këtë...