Përplasja për Avokatin e Popullit/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush

Përplasja për Avokatin e Popullit/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush

Duke iu drejtuar Gazment Bardhit se s’mund të bllokohet seanca për shkak se opozitës nuk i pëlqen dikush (në këtë rast, Avokati i Popullit), Niko Peleshi hodhi në votim propozimin e Taulant Ballës për të shtyrë pikat e seancës ditën e enjte. “Rendin e ditës e shpall kryetari i Kuvendit, nuk mund të vendosim pas 7 orësh si do ta bëjmë aq më keq në presionin e bllokimit fizik të foltores. Nuk i vlen askujt. Si mund të bllokosh Kuvendin se nuk të pëlqen dikush? Ju thoni është antikushtetues se e shpall unë, të ligjshëm a të paligjshëm e shpallin gjykatat. Nëse do të ishte pranuar nga GJK do ta zbatonim, unë i pari dhe gjithë të tjerët. S’kemi vendim pezullimi, kur të shqyrtohet do...