Përplasja me Spiropalin bëhet më e ashpër, Rama ia mbyll gojën: Kur të jem unë, ti nuk do flasësh

Përplasja me Spiropalin bëhet më e ashpër, Rama ia mbyll gojën: Kur të jem unë, ti nuk do flasësh

Në takimi e zgjeruar të PS-së zhvilluar ditën e sotme, u shfaqën publikisht tensionet mes Edi Ramës dhe ish-ministres së Jashtme, Elisa Spiropali. Ngjarjet ndodhën në dy momente të veçanta, që treguan për mosmarrëveshje të brendshme dhe përplasje mes tyre. Gjatë prezantimit të përfaqësueses së Kadastrës, e cila po prezantonte strategjitë për këtë fushë, Spiropali ndërhyri duke i kërkuar asaj që të tregonte më shumë respekt ndaj deputetëve. Në ato momente, Kryeministri Rama ndërhyri ashpër, duke i thënë Spiropalit që të pushojë dhe të mos flasë në prani të tij. ‘Ti pusho, nuk komunikon ne prezencën time’, mësohet ti ketë thënë Rama, Spiropalit, siç bëjnë të ditur burime nga mbledhja për gazetaren e SYRI TV, Ambrozia Meta. Sipas dëshmive të të pranishmëve, tensioni u ndje...